Rreth nesh
Rizgjimi Kombëtar është një lëvizje jo politike e krijuar nga një grup profesionistësh nga Shqipëria dhe Diaspora të apasionuar pas teknologjisë, e cila do ndërgjegjësojë kombin për t’iu kundërpërgjigjur korrupsionit dhe klasës politike që prej 3 dekadash ka mbjellë varfëri, prapambetje kulturore dhe emigrim masiv. Synimi jonë është të ndërtojmë një ide, idenë e një komuniteti të bashkuar sepse idetë janë të përjetshme!
Vendi ynë nuk ka nevojë për lidera, por për një platformë që godet korrupsionin qeveritar, godet paktet e partive politike kundra interesave kombëtare dhe motivon institucionet e drejtësisë.
Gjithmonë kemi protestuar kundra korrupsionit qeveritar si demokratë dhe socialistë, por asnjëherë si një komb!
Ka ardhur koha të ringrihemi si komb sepse kombi që fle vdes!